“Eurovision Song Contest” detyron BBC të caktojë orar të ri për finalen e “FA Cup”

BBC pritet që ti bëjë një kerkesë Federatës së Futbollit për të nisur finalen e FA Cup në orën 15:00 dhe jo në 17:15 siç është bërë zakonisht.

Siç dihet më 17 maj do të mbahet edhe finalja e Eurovision Song Contest.

BBC ka ekskluzivitetin e transmetimit të të dy eventeve në Britaninë e Madhe dhe për të evituar përplasje në rast se finalja do të kërkojë shtesa apo edhe penalltitë për të vendosur fituesen ka biseduar me krerët e Federatës për të ndryshuar orarin.

Finalja e FA Cup një vit më parë u ndoq nga 9.1 milionë telespektatorë në BBC ndërsa akti i fundit Eurovision Song Contest mbërtheu pas ekranit më shumë 8 milionë telespektatorë.


Shtuar 28.04.2025 17:00

Tags: