Liga e Europës i ka dhënë mbrëmjen e djeshme fund fazës “play off”, me shumë nga skuadrat ku futbollistët shqiptarë luajnë, të cilat kanë avancuar për në fazën e grupeve dhe mesditën e sotme njohën edhe kundërshtaret e tyre.
Goglat në Stamboll, kanë përcaktuar edhe 8 grupet me nga 4 skuadra. Nga shqiptarët që janë pjesë e këtij kompeticioni, i vetmi që zbriti mbrëmjen e djeshme në fushën e lojës ishte Ernest Muçi.
Legia Varshavës u kualifikua me rezultatin 2-1, ku futbollisti shqiptar shkeli fushën e lojës në minutën e 80-të, duke zëvendësuar heroin e fitores për polakët, Emreli, autorin e një dopiete. Vlen të theksohet se së fundmi te Legia u transferua dhe Çelhaka.
Ndërkohë, në Ligën e Europës sivjet do të jenë protagonistë edhe mjaft lojtarë të përfaqësueses tonë, si Thomas Strakosha e Elseid Hysaj me Lacion dhe Myrto Uzuni me Ferencvaroshin.
Shorti ka vendosur përballë Legian, kundër Napolit të Rrahmanit, ndërkohë që Lacio e Hysajt dhe Strakoshës do të përballet me Lokomotivën e Moskës, Marsejën dhe Gallatasarai. Përballje relativisht të vështira dhe për Ferencvaroshin e Uzunit, që do të ndeshet me Bajern Leverkuzen, Sëlltikun dhe Betisin.
Ja i u ndanë grupet:
GRUPI A:
Lion, Rejnxhërs, Sparta e Pragës, Brondbi
GRUPI B:
Monako, PSV, Real Sosiedad, Shturm Graz
GRUPI C:
Napoli, Lestër, Spartaku i Moskës, Legia e Varashvës
GRUPI D:
Olimpiakos, Ajntrakt Frankfurt, Fenerbahçe, Antuerpen
GRUPI E:
Lacio, Lokomotiva e Moskës, Marseja, Gallatasaraj
GRUPI F:
Braga, Crvena Zvezda, Ludogorets, Midtjylland
GRUPI G:
Bajern Leverkuzen, Sëlltik, Betis, Ferencvarosh
GRUPI H:
Dinamo Zagreb, Genk, Uest Hem, Rapidi i Vjenës