Euro 2024/ Zvicra shtyn festën e kualifikimit, barazon me Izraelin

Zvicra ka barazuar 1-1 me Izraelin, duke shtyrë kështu festën zyrtare për kualifikimin në Euro 2024. Në pjesën e parë në Pancho Arena dominoi skuadre helvete, e cila goditi jo pak portën e kundërshtarit por 5 herë.

Një krosim fantastik i Fernandes gjeti mesfushorin e Augsburg, Vargas, i cili u koordinua mirë me kokë, për të mposhtur Glazer. Në fraksionin e dytë, djemtë e Yakin ulën ritmin, duke u përpjekur në maksimum për menaxhimin e rezultatit.

Rekord i Granit Xhakës, i cili me paraqitjen e sotme, shkon në kuotën e 119 përformancave me Zvicrën. Në fundin e sfidës, Izraeli vendosi ekuilibrat me Shon Ëeissman. Me këtë rezultat, Zvicra kryeson grupin me 16 pikë, ndërsa Izraeli ka 11 pikë.


Shtuar 15.11.2023 23:33