Euro 2024/ Rudi Vata: Kemi një grup shumë të mirë lojtarësh

Shqipëria është në rrugën e mbarë për të siguruar një biletë për Euro 2024. Pas 5 ndeshjesh në kualifikuese, kuqezinjtë mbajnë vendin e parë me 10 pikë. Ish-lojtari i Kombëtares, Rudi Vata, në një intervistë ekskluzive për News 24 dha mendimin e tij për ndeshjen e sotme me Çekinë në “Air Albania”.

“Ndeshja-Unë mendoj që impakti që i jep kombëtarja popullit është i jashtëzakonshëm. Energjia është diçka që duhet shijuar. Shqiptarët po kalojnë momente të lumtura. Po kalojmë momente shprese. Kemi futbollistë nga trevat shqiptare, është një ndërthuerje e jashtëzakonshme.

Futbolli pa tifozë nuk ka kuptim. Këta tifozë në të kaluarën kanë qenë shumë të shpërndara. Sot Shqipëria është e lirë.

Lojtarët duhet të jenë të përqëndruar në fushë. Sigurisht, optimizmi është që tifozët mund të na ndihmojmë, por e gjithë pesha është mbi lojtarët.

Jemi një kombëtare në rritje. Secili pozicion ka dublime, ne kemi lojtarë të mjaftueshëm për të dhënë rendiment të kënaqshëm. Ka nevojë për rritje akoma më shumë. Kemi krijuar një grup si kurrë më parë” –tha ai.


Shtuar 12.10.2023 20:23