EURO 2020/ Ukraina mposht me rezultat të ngushtë Maqedoninë, “zbehen” shpresat për debutuesit (VIDEO)

Maqedonia e Veriut është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë të Euro 2020 përballë Ukrainës.

Skuadra e drejtuar nga Sevchenko arriti të realizonte dy herë brenda pjesës së parë.

Fillimisht topin në rrjetë e dërgoi Yarmolenko në minutën e 29’ dhe vetëm 4 minuta më dyfishoi Yaremchuk.
Maqedonia do të shkonte në pushim me disavantazhin e dyfishtë.

Pjesa e dytë nisi me një Maqedoni tjetër e cila filloi të karkonte golin me më ngulm dhe ia arriti të realizonte me Alioskin në minutën e 57’.

Ballkanasit nuk do të arrinin më ta dërgonin topin në rrjetë, ndërsa Ukraina do të humbte shansin për golin e 3 në minutën e 83’ kur ylli i Atalantës do të gobonte nga 11 metërshi.

2-1 do të ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje që rrit shanset për një kualifikim të Ukrainës dhe “zbeh” në maksimum ato të Maqedonisë. /albeu.com/


Shtuar 17.06.2021 16:52