Kasper Dolberg është shpallur lojtari i ndeshjes, Uellsi – Danimarka.
Dolberg shkëlqeu gjatë pothuajse gjithë takimit me paraqitjen e tij fantastike ku ishte një kërcënim i vazhdueshëm për mbrojtësit e Uellsit.
Ai me dy golat e tij kundër Uellsit u shpall lojtari më i mirë nga UEFA.
Në fakt, Dolberg u bë lojtari i dytë pas Bendtner që shënon së paku dy gola pas nëntë vitesh në Kampionat Evropian tek Danimarka.
Sulmuesi danez u zëvendësua në min 69′ por pavarësish kësaj ai u shpall lojtari i ndeshjes.