EURO 2020/ Turqi – Itali, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

Sot nis zyrtarisht Kampionati Evropian, EURO 2020. Ndeshja e cila do të hapë këtë turne madhështor është ajo mes Turqisë dhe Italisë e cila do të luhet në Romë.

Italia e Mancinit premton shumë, edhe pse fundi duket i veshtirë. Në krahun tjetër Turqia duket një skuadër që në momentin e saj të mirë mund të mposhtë cilëndo.

Të dy trajnerët janë shprehur optimist, duke e parë këtë ndeshje si fillimin për ti shkuar deri në fund.

Edhe pse është ndeshja e parë, kombëtarja e “axurrëve” vjen me dy mungesa në mesfushë si Verrati dhe Pellegrini, ndërsa Turqia është e plotë.

Mancini pritet të startojë me skemën 4-3-3, ndërsa Gynesh me  skemën , 4-5-1.

Sipas formacioneve të mundshme, shohim një Itali që hyn për të sulmuar dhe një Turqi që do të tentojë të mbrohet për të goditur më pas në kundërsulm.

Edhe pse veteranë tashmë, Mancini do tia besojë qendrën e mbrojtjes dyshes, Chiellini-Bonucci. Sulmi do të udhëhiqet nga Immobile i cili do të ketë në krah Berardin dhe Insignen.

Në krahun tjetër edhe Turqia gjithashtu ka emra të rëndësishëm të prapavijë si Demiral, Soyuncu apo edhe Celik, ndërsa sulmi do të udhëhiqet nga Yilmaz. /albeu.com/

Shtuar 11.06.2021 10:06