EURO 2020/ Skoci – Çeki, ndeshja e parë e ditës së sotme

Skocia përballet sot me Çekinë.

 

Ndeshja mes Kombëtares së Skocisë dhe Çekisë, zhvillohet sot nga ora 15:00 në stadiumin “Hampden Park”.

Kjo përballje luhet në kuadër të Grupit D në “Euro 2020”, ku bëjnë pjesë edhe Anglia dhe Kroacia.

Skocia dhe Çekia synojnë ta nisin Kampionatin Evropian me fitore, pra na pret një duel i ‘luftuar’ deri në fund nga të dyja skuadrat.

Këto dy Kombëtare janë përballur së fundmi në ‘Ligën e Kombeve’ më 14 Tetor 2020, ku fitore pati realizuar Skocia me rezulat 1-0.


Shtuar 14.06.2021 10:31