EURO 2020/ Një asist më shumë se Schick, Ronaldo fiton “Këpucën e Artë” (FOTO LAJM)

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, ka fituar çmimin e golashënuesit më të mirë në “Euro 2020”.

Pavarësisht se Portugalia u eliminua në 1/16-ën e finales nga Belgjika, Ronaldo mbeti golashënuesi numër një.

Me pesë gola dhe një asist në katër ndeshje të zhvilluara, portugezi ishte i pari në listën e golashënuesve.

Pas tij u rendit Patrick Schick, që gjithashtu shënoi pesë gola, mirëpo nuk dha asistime.

Ndërkohë, Italia fitoi trofeun e Kampionit të Evropës, pasi mposhti Anglinë me penallti.

Shtuar 12.07.2021 10:25