EURO 2020/ Çeki – Danimarkë, ky është shpallur lojtari i ndeshjes (FOTO LAJM)

Kombëtarja e Danimarkës ka mposhtur Çekinë 2-1 duke siguruar kështu kalimin në gjysmëfinale të “Euro 2020”.

Golat për Danimarkën i realizuan Thomas Delaney në min e 5’ dhe Kasper Dolberg në min e 42’, për Çekinë shënoi Patrick Schick në min e 49’.

Pas ndeshjes UEFA shpalli futbollistin e ndeshjes, ai është Delaney.

Mesfushori ishte fanastik në këtë ndeshje dhe e ndihmoi Danimarkën me golin e tij të shënuar në min e 5′.

Shtuar 3.07.2021 21:02