EURO 2020/ Belgjikë – Portugali, formacionet e mundshme

Sonte përballen Belgjika dhe Portugalia.

Belgjika dhe Portugalia do të ballafaqohen sonte nga ora 21:00 në kuadër të fazës 1/16 të Kampionatit Evropian.

Belgjika arriti të kualifikohet deri në këtë fazë pasi e mBylli Grupin B në vendin e parë me nëntë pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër Portugalia ishte pjesë e Grupit F dhe u pozicionua në vendin e tretë me katër pikë.

Pritet një ndeshje fantastike dhe e ‘luftuar’ deri në fund, duke marrë parasysh përbërjet e këtyre dy skuadrave që kanë plot yje në ekip.

Fituesi i kësaj ndeshje në çerekfinale takohet me Italinë e cila e eliminoi Austrinë.

Formacioni i mundshëm i Belgjikës:

Courtois; Alderweireld, Boyata, Vertonghen; Meunier, Tielemans, Witsel, T Hazard; E Hazard, Lukaku, De Bruyne

Formacioni i mundshëm i Portugalisë:

Patricio; Semedo, Dias, Pepe, Guerreiro; Moutinho, Danilo, Sanches; Bernardo, Ronaldo, Jota


Shtuar 27.06.2021 10:32