Është objektivi i Barçës, Reali nis bisedimet me zëvendësuesin e Toni Kroos

Toni Kroos ka mbylllur aventurën e tij te Real Madrid, me mesfushorin që pensionohet nga futbollit.

Në fakt gjermani pas Euro 2024 do të varë zyrtarisht këpucët në gozhdë dhe do të tërheqet nga futbolli aktiv.

Tashmë te kampionët e Europës ka nisur puna për gjetjen e zëvendësuesit të tij.

Sipas mediave spanjolle bëhet me dije se drejtuesit kanë nisur bisedimet me Joshua Kimmich.

Ky i fundit është objektivi i Barcelonës në merkaton e verës, me lojtarin që pëlqehet nga Hansi Flick.

Siç duket madrilenët nuk i tremben konkurencës dhe do të tentojnë gjithçka për gjthçka për të binsur lojtarin e Bayern Munich të transferohet në La Liga dhe të veshë fanelën e “Los Blancos”.

Për 29-vjeçari raportohet se gjermanët kërkojnë 50 milionë euro dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme, me Kimmich që dëshiron një aventurë të re larg Bundesligës.


Shtuar 4.06.2024 16:14