“Është idiot, di të ngasë vetëm kur e nis garën i pari”, Alonso reagon pasi u përplas në pistë me Hamilton

Në garën për Çmimin e Madh në Belgjikë pati një aksident mes Leiws Hamilton dhe Fernando Alonsos, me pilotët që u përplasën mes tyre që në startin e garës.

Menjëherë Formula 1 filloi hetimet për rastin në fjalë, i cili rezultoi të ishte pa penalitet për pilotët, megjithatë Hamilton nuk hezitoi të pranonte fajin, teksa e quajti një incident.

Por këtë incident nuk e priti aspak mirë piloti tjetër Alonso, i cili ka shpërthyer ashpër ndaj rivalit të tij Halimton.

“Çfarë idioti! Ne kishim bërë një fillim mbresëlënës. Ky djalë di të ngasë vetëm kur e nis garën i pari,” u shpreh Fernando.

Shtuar 29.08.2022 13:59