Tirana është ndalur në “Air Albania” nga Erzeni me rezultatin 1-1, në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Superiores.
Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, që provuan shumë herë të gjenin golin e avantazhit.
Gjithsesi rrjetat e tundura ishin ruajtur për 15 minutat e fundit, ku në të 75’ ishte Zeka që kaloi në avantazh miqtë, teksa pas 6 minutash ishte Abazaj që rivendosi baraspeshën.
Bardheblutë tentuan sërish të gjenin golin e përmbysjes në minutat e fundit, por pa arritur ta bënin.
Kështu Tirana ndodhet në vendin e katërt me 34 pikë, 3 më pak se Dinamo ndjekëse dhe e rrezikon më shumë se kurrë “Final 4”. Nga ana tjetër, Skerdi Bejzade debutoi me një rezultat pozitiv në stolin e Erzenit, me këtë të fundit që renditet në vendin e tetë me 23 pikë. /panoramasport/