Ertjan Kofsha, renditet i treti në Europianin e peshëngritjes, fitoi 2 medalje bronzi!

Në Kampionatin Europian të të rinjve që po zhvillohet në qytetin e Durrësit, peshëngritësi shqiptar Ertjan Kofsha i Shtërmenit arriti të renditet në vendin e tretë me dy medalje bronzi, duke thyer përkohësisht edhe 4 rekorde europiane, por që më pas u thyen nga fituesi i medaljes së artë.

Në provën e parë në stilin e shkëputjes Kofsha ngriti 158 kg në të dytën 162 kg duke entuziazmuar të pranishmit pasi ishte ky momenti që theu rekordin. Rivaliteti me bjellorusin Pauliukavets dhe hungarezin Jajvani u pasurua me ndërrime te vazhdueshme peshash deri ne provat e treta respektive.

Ertjan Kofsha e çoi tentativën e fundit ne shkëputje deri në 167 kg, por në pedanë nuk shkoi ashtu siç shpresonte talenti kuqezi. Në përfundim ai arriti të marrë një vend i tretë të merituar gjithsesi në këtë stil.

Ndërkoh në stilin e shtytjes, sportisti shqiptar e nisi shkëlqyeshem dhe guxoi me 191 kg me sukses. Në provën e dytë, Ertjan Kofsha ngriti 194 kg, ndërsa në finale mbi supe provoi 198 kg, por nuk ia doli…

Në dygarësh vendi i tretë dhe dy medalje bronzi, një rezultat shumë i mirë për shtangën shqiptar që këtë të diel theu 4 rekorde europiane përkohësisht.

Kampionati Europian i peshengritjes për të rinj dhe moshat U-23 që po zhvillohet në Durrës, do të ulë siparin me ceremonine e mbylljes më 5 nëntor.


Shtuar 2.11.2025 17:53