Ernest Muçit i rritet vlera në 8 milionë euro

Ernest Muçi s’do e kishte menduar para disa muajve se në moshën 22-vjeçare do ishte lojtari më i vlefshëm në Poloni. Sulmuesi i Legias së Varshavës vlen 8 milionë euro dhe askush nuk ka një çmim të tillë në elitën polake.

Me kontratë deri në verën e 2025, Legia kërkon të përfitojë sa më shumë nga shitja e tij, me Fulhamin në Premier League që po bën sondazh për djaloshin e Kombëtares. Në vetëm një vit, vlera e tij u rrit me 6.2 milionë euro dhe tanimë kap shifrën 8 milionë në “Transfermarkt”.

Gjatë këtij sezoni Muçi ia ka dalë të shënojë nëntë gola në të gjitha kompeticionet, duke qenë pjesë e pandarë e kuqezinjve të Sylvinhos, paçka jo shumë minutave të besuara nga braziliani.


Shtuar 1.01.2024 20:41