Klubi i madh turk, Besiktas ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit shqiptar, Ernest Muçi nga Legia Varshava.
Sulmuesi shqiptar ka bërë hapin e madh në karrierë pasi nga kampionati polak do të transferohet në njërin prej tri klubeve më të mëdha turke.
Bëhet fjalë për Besiktasin, i cili ka konfirmuar transferimin e Muçit me anë të faqes zyrtare në rrjetet sociale.
“Mirë se vjen në Besiktas, Ernest Muçi!”, ka shkruar shkurtimisht faqja e klubit të madh turk.
Detaje tjera të transferimit nuk janë bërë publike, por 22-vjeçari shqiptar pritet të nënshkruaj për tri vite e gjysmë dhe do t’i kushtojë 10 milionë euro.
Te Besiktasi, Muçi do ta gjej yllin shqiptar të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica. /Telegrafi/