Eriksen del nga spitali të martën? Kjaer dhe Schmeichel i shkojnë për vizitë

Portieri Schmeichel dhe kapiteni Kjaer zhvilluan një vizitë te Eriksen i cili ndodhet ende në spital, shkruan Albeu.com.

Christian Eriksen është mirë këtë e deklaroi drejtori i komunikimit i shoqatës daneze të futbollit Jakob Hoyer.

Mesfushori mund të dalë nga spitali të martën tre ditë pas arrestit kardiak gjatë lojës me Finlandën.

Shokët e tij të skuadrës folën me të përmes një thirrjeje video, ndërsa portieri Kasper Schmeichel dhe kapiteni Simon Kjaer e vizituan atë të Dielën në mëngjes në spital. “Ishte mirë ta shihje të buzëqeshte, të ndjeje se ishte aty me ne – tha Schmeichel – Ishte një përvojë e shkëlqyer që më ndihmoi shumë. Unë e njoh gruan e tij dhe fëmijët e tij: është një situatë absurde. /albeu.com/


Shtuar 14.06.2021 22:29