Erik ten Hag përmend tri gjëra pozitive dhe një negative nga barazimi me Liverpool-in

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag ka folur pas barazimit ndaj Liverpool me rezultat 0-0.

Ai u pyet nëse mendon se kishte shumë gjëra pozitive nga Man United, ndërsa vetëm një ishte negative, që kishte të bënte me posedimin e topit.

“Mendoj se performanca ishte shumë e mirë nga ana jonë. Plani i lojës shkoi mirë, lojtarët ishin të shkëlqyeshëm se si u luajtën së bashku dhe si luftuan”.

“Kritika ime e vetme do të ishte në zotërimin e topit, ne mund t’i sulmonin më shumë, nëse do bënim një, dy, tre pasime. Por kjo është e vetmja gjë. Nëse do të shënonim një nga mundësitë e mëdha, mund ta kishim fituar këtë ndeshje”.

“Liverpool është një ekip shumë i mirë, një ekip shumë i mirë sulmues dhe shumë lëvizës. Duhet të mbrohesh shumë i disiplinuar dhe është një kompliment i madh për skuadrën se si ia dolën – shpirti, pasioni dhe dëshira”.

“Kemi një skuadër të mirë dhe mund të bëjmë diçka në këtë sezon”, ka thënë holandezi. /Telegrafi/


Shtuar 17.12.2023 23:07