Erdhi si një transferim i bujshëm por nuk do të dalë ashtu, Pogba rrezikon të qëndrojë gjatë jashtë fushave

Gjuri i Pogba e mban Juventusin në ankth. Francezi, i cili do të vizitohet në Torino nga mjekët përpara se të ndalojë në Francë për një konsultë me një kirurk të zgjedhur prej tij, në fakt ka dy mënyra për të zgjidhur problemin.

E para, ajo që fillimisht u duk e mjaftueshme, është menisektompia, pra heqja e pjesës së vogël të meniskut. Në këtë rast, mungesa e tij nga fusha do të shkonte nga 40 deri në 60 ditë.

Nëse nga ana tjetër, është e nevojshme një qepje, Pogba nuk do të kthehej në fushë para janarit, do të humbiste Kupën e Botës dhe mund t’i duheshin edhe 5 muaj që të riktheheshe në fushën e lojës./h.ll/albeu.com


Shtuar 28.07.2022 10:32