Erdhi nga stoli për të shënuar golin e fitores ndaj Milanit, festimi i Simeones në korridorin e “San Siros” bëhet viral (VIDEO)

Napoli ia doli të marrë një fitore të madhe ndaj Milani të dielën në “San Siro” me rezultatin e ngushtë 1-2, duke u ngjitur në kreun e tabalës, dhe konfirmuar si një nga skuadrat më pretendente për fitimin e kampionatit këtë sezon.

Ndeshja në Milano ishte spektakolare, sidomos në 45 minutat dyta ku edhe u shënuan golat.

Ishe Politano ai që zhbllokoi rezultatit duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa do të barazonte Giroud për Milanin.

I ardhur nga stoli, Giovani Simeone, lojtari i transferuar së fundmi nga Verona shënoi një super gol me kokë për t’i dhënë 3 pikë shumë të rëndësishme Napolit.

Pas ndeshjes, Simeone ka festuara si çmendur në korridorin e stadiumit, ndërsa pamjet janë bërë shpejt virale në rrjet./albeu.com