Erdhi momenti, sot nis Kampionati Evropian

Sonte nis Kampionati Europian EURO20 që ishte i paraparë të zhvillohej vitin e kaluar, por për shkak të pandemisë u shty për këtë vit.

Nga ora 21:00 (sot 11 qershor), Kombëtarja e Turqisë dhe ajo e Italisë luajnë ndeshjen e parë të EURO20, në stadiumin e Romës.

Për gjatë një muaji, Albeu.com do të sjellë tek ju lajmet më të fundit, golat në kohë reale e çdo gjë tjetër rreth këtij eventi madhështor.

Ky turne fillimisht nis me fazën e grupeve, ku gjithsej janë 6 grupe: A, B, C, D, E dhe F.

Në këto grupe bëjnë pjesë:

Grupi A:

Turqia, Zvicra, Italia dhe Uellsi

Grupi B:

Rusia, Belgjika, Danimarka dhe Finlanda

Grupi C:

Austria, Holanda, Maqedonia dhe Ukraina

Grupi D:

Republika Ceke, Kroacia, Skocia dhe Anglia

Grupi E:

Suedia, Spanja, Sllovakia dhe Polonia

Grupi F:

Gjermania, Franca, Portugalia dhe Hungaria


Shtuar 11.06.2021 08:29