Është mbyllur në barazim 1-1 sfida mes Ishujve Faroe dhe Maqedonisë së Veriut në ditën e parë të Ligës C të Ligës së Kombeve.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me një penallti të kthyer në gol nga Davidsen në minutën e 9-të.
Goli i barazimit për Maqedoninë e Veriut mbërriti në fillimin e pjesës së dytë, po me penallti. Ishte Enis Bardhi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë për të vendosur barazpeshën, 1-1.
Nuk munguan rastet në minutat në vazhdim për të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.