EMOCIONUESE/ Momenti kur Messi shpërthen në lot pasi arbitri mbyll ndeshjen (VIDEO)

Mbrëmë, Argjentina fitoi kundër Brazilit me rezultat 1:0 në finale të Kupës së Amerikës.

Ky ishte trofeu i parë i kapitenit, Lionel Messi me kombëtaren e Argjentinës.

Një kamerë e ka fokusuar Lionel Messin në momentin kur gjyqtari dha sinjalin për përfundimin e ndeshjes.

Lionel Messi ra me gjunjë në tokë dhe lotët e tradhtuan. Të gjithë lojtarët e Argjentinës vrapuan drejt tij për të festuar.


Shtuar 11.07.2021 10:51