EMOCIONUESE/ Me lot në sy, Spinazzola përshëndetet me shokët dhe largohet nga kampi i Italisë (VIDEO)

Futbollisti i Kombëtares së Italisë, Leonardo Spinazzola sot gjatë ditës është larguar nga kampi dhe i ka dhënë fund aventurës së tij në EURO20.

28-vjeçari pësoi një lëndim mbrëmë gjatë ndeshjes çerekfinale kundër Kombëtares së Belgjikës. Ai lëndoi ‘thembrën e akilit’ – ku pritet ta lë jashtë fushave disa muaj.

Spinazzola sot gjatë drekës u përshëndet me bashkëlojtarët e tij dhe u largua nga kampi me lot në sy.

Mbrojtësi ishte një nga lojtarët më të mirë të Kampionatit Europian deri tani.

Kujtojmë që Italia është kualifikuar në gjysmëfinale – ku në këtë raund do të luaj kundër Spanjës./

Shtuar 3.07.2021 17:08