Shqipëria do të përballet sonte me San Marinon në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Takimi është i vlefshëm për Ligën C të Ligës së Kombeve.
Të lidhura
None found
Pak para përballjes, mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, ka ndarë në rrjetet sociale një foto të automjetit të tij luksoz. Bëhet fjalë për një “Porsche 911 GT3 RS” të gjeneratës 992, model që konsiderohet ndër më unikët e prodhuar së fundmi nga Porsche.
Automjeti disponon një motor me fuqi 525 PS dhe përshpejton nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.2 sekonda. Shpejtësia maksimale arrin në 296 km/h, ndërsa makina është ndërtuar kryesisht për përdorim në pistë. Çmimi i saj varion nga 300 deri në 450 mijë euro.
