Elseid Hysaj, ishte pjesë e historisë në Europianin e 2016, teksa luajti edhe në ndeshjen e famshme të Beogradit kur për shkak të dronit, u ndërpre ndeshja.
Pas 11 vitesh, mbrojtësi do të rikthehet për një tjetër përballje me Serbinë, këtë herë në kuadër të kualifikuesve të Botërorit.
Pas ndeshjes ndaj Letonisë, Hysaj foli për gjendjen e skuadrës, duke u shprehur se ekipi po luan futboll mirë, por duhet përmirësuar vetëm pjesa e sulmit pasi është vështirë të luash 90 minuta në rezultat 1-0.
Paqartësi në lojë?
Është një moment që në fazën sulmuese nuk po ecën mirë. Duhet të jemi të qetë dhe të përgatitemi më mirë në sulm sepse nuk mund të rrimë 90 minuta në rezultatin 1-0. Në këto moment vuajmë dhe e dimë që duhet përmirësuar dhe shpresoj ta përmirësojmë sa më shpejtë.
A mjafton kjo Shqipëri për të mundur Serbinë?
Po besoj se kemi treguar që edhe këtu kemi pasur mundësi ta mundim. Shpresoj të jemi sa të gjithë në formë sa më të mirë dhe të jemi gati për të ndeshjen.
Sa e besoni ëndrrën për Botërorin?
Unë i besoj ëndrrat gjithmonë sepse edhe Europianin e parë edhe Europianin e dytë i kam pasur ëndrra dhe që i kam realizuar. Fitorja me Letoninë na jep mundësinë që të besojmë më shumë akoma.
Me një fitorë në Serbi, sa përqind i jep shanse Shqipërisë për një vend në Botëror duke menduar edhe “Play Off”?
Duhen parë gjërat. Rëndësi ka ndeshja atje dhe shpresoj të fitojmë. Pastaj, duhet të shohim edhe kush janë kundërshtarët që do të na bien ose si shkojnë gjërat e tjera. Rëndësi ka të fitojmë njëherë.
Çfarë duhet përmirësuar në ndeshjet e radhës?
Në ndeshjen e radhës thjesht taktikisht duhet sulmi. Motivimi nuk ka nevojë sepse të luash në Beograd, është kënaqësia më e madhe për te gjithë këtu. Nuk duhet menduar gjithmonë se “jo rezultati nuk tregon të vërtetën”. Kishim raste për të shënuar dhe luajtëm shumë mirë. Duhet marrë pozitivisht sepse me Letoninë luajtëm bukur. Të shfrytëzojmë rastet dhe të mbyllim lojën dhe bëhet më mirë.
Në ndeshjen e fundit në Serbi, dihet si shkuan gjërat. A i druheni ndonjë situate të tillë që mund të përsëritet?
S’e besoj që mund të përsëritet. Këtu kemi treguar si luhet futboll me qetësi dhe si luhet futboll i vërtetë. Nuk besoj të ketë probleme, jam shumë i qetë. Herën e fundit besoj se ka qenë më keq se tani, kurse për këtë ndeshje jam i qetë.