Mos shkuarja e Italisë në Kampionatin Botëror “Katar 2022” ka lënë të shokuar shumë njerëz anë e mbanë botës.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Roberto Mancini ishte e detyruar të luajë në fazën e play-off-it dhe befasisht u eliminua pas humbjes me rezultat minimal 1-0 kundër Maqedonisë së Veriut.
Goli i minutave shtesë i realizuar nga Trajkovci rezultoi të jetë fatal për “Azzurrët” dhe Roberto Mancinin.
Eliminimin e tyre si të pamerituar e ka quajtur trajneri i Argjentinës Lionel Scaloni i cili mendon se Italia është njëra ndër skuadrat më të mira në botë.
“Ata u përjashtuan në mënyrë të pamerituar, janë një nga skuadrat më të mira në botë dhe janë kampionë të Evropës. Kjo tregon se sa i vështirë është futbolli, sa e vështirë është të luash mirë futboll”, ka thënë Lionel Scaloni.
Kjo është hera e dytë radhazi që Italia dështon të kualifikohet në një Kampionat Botëror pas atij të vitit 2018.