Elbasani është skuadra më aktive në këtë merkato dimri. Ekipi drejtuar nga Nevil Dede po bën afrime cilësore gjatë kësaj periudhe, duke përforcuar kështu organikën për pjesën e dytë të sezonit.
Verdheblutë ditën e djeshme zyrtarizuar afrimin e Ardit Hilës, teksa pritet edhe zyrtarizimi i Emiliano Mustës. Ndërkohë gjithashtu përflitet edhe për transferimin e Bruno Lulaj.
Të lidhura
None found
Por jo vetëm kaq, te Elbasani nuk njohin limite dhe për të siguruar ngjitjen në Superiore kanë “peshkuar” një tjetër lojtar “big”. Bëhet fjalë për Bledar Lilën. Ky i fundit u largua pak ditë më parë nga Egnatia dhe tashmë është një lojtar i lirë në treg dhe mësohet se palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre për kalimin në Elbasan.
Zyrtarizimi i Lilës pritet të bëhet në orët në vijim, me lojtarin që do të vihet menjëherë nën urdhrat e Dedes. 23-vjeçari do të jetë një vlerë e shtuar për timonierin e verdhebluve, pasi do t’i shtoheshin alternativat për formacionin në pjesën e dytë të sezonit. /newsport/
