El Shaarawy: Nuk ishte vetëm faji i Mourinhos, De Rossi ka të njëjtën vendosmëri si dikur

El Shaarawy dhuroi dy asiste në suksesin e Romës 2-1 ndaj Veronës. Pas ndeshjes, sulmuesi foli për trajnerin e ri De Rossi, ndërsa kishte vetëm fjalë të mira për të larguarin Mourinho.

“Ka një zhgënjim nga ana e publikut për periudhën që po kalojmë dhe për shkarkimin e Mourinhos, sot ishte e rëndësishme të rifillonim në këtë mënyrë, pra të bashkuar. Ne kemi qenë gjithmonë të bashkuar dhe një grup që ka punuar. Ne po kalojmë një moment të vështirë, por të gjithë duhet të fillojmë përsëri së bashku sepse duam të mirën e Romës. Sot fituam dhe jemi të lumtur”.

Mourinho- Nuk kemi qenë asnjëherë të përçarë në vitet e fundit, ka pasur momente të bukura si finalet evropiane, ne kemi qenë të bashkuar. Kemi qenë gjithmonë me Mourinhon, përgjegjësia është e të gjithëve.

“De Rossi- Ai ka lënë një përshtypje të madhe te unë. Ai ishte lider si lojtar, tani ai ka të njëjtin pasion dhe vendosmëri si kur luante” – tha ai. /balkanweb/


Shtuar 20.01.2024 20:47