Në vitet e ardhshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëhen qendra e futbollit më të mirë botëror dhe El Clasico, dueli mes Barcelonës dhe Real Madridit, pritet të luhet në tokën amerikane.
Projekti i madh i popullarizimit të futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vjen me “pagesë” sepse garat më të mëdha të futbollit do të luhen në tokën e këtij vendi.
Para nesh është Kupa e Botës, Kupa e Botës për Klube e zgjeruar me 32 klube, Kupa e Amerikës, kampionati i Amerikës së Jugut. Të gjitha këto gara do të luhen në SHBA në dy vitet e ardhshme.
Por, përveç kësaj, amerikanët vendosën të sjellin El Clasico, derbin më të madh të futbollit në botë mes Real Madridit dhe Barcelonës.
Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka ndarë informacionin se dëshira e parë e drejtuesve të futbollit në Spanjë është të sjellin El Clasico në tokën e SHBA-vë në sezonin 2025/2026.
“Nuk e di saktësisht se kur, por La Liga do t’i luajë ndeshjet e saj zyrtare jashtë vendit. Mendoj se duhet të fillojë nga sezoni 2025/26. Ndeshjet në SHBA do të forcojnë pozicionin tonë në tregun e Amerikës, që është i dyti më e rëndësishmi për ligën tonë, pas Spanjës”, shpjegoi Tebas në një deklaratë për gazetën spanjolle Expansion.
Ndeshjet mes Realit dhe Barcelonës luhen tradicionalisht në SHBA para fillimit të çdo sezoni dhe kështu do të jetë edhe këtë verë. Megjithatë, këto janë vetëm ndeshje miqësore, por nga viti 2025 me shumë mundësi do të jemi dëshmitarë të dueleve konkurruese në këtë klimë. /Telegrafi/
Dashi Dashuria: Ata që kanë takuar kohët e fundit një person të veçantë, tashmë do të fillojnë të ndiejnë fluturat…
Ushtria izraelite ka nisur të hedhë ndihma humanitare nga ajri në Gaza mbrwmjen e sotme. Burime palestineze konfirmuan se pakot…
Edhe në përpjekjen e fundit që erdhi rreth tetë orë pas asaj parapake, deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë…
Zjarri vijon aktiv në malin e Shashicës, ndërsa flakët vijojnë të përhapen. Situata po përshkalllëzon dhe zjarri po i afrohet…
Nazmi Liçi është arrestuar ditën e sotme në Kavajë, pasi ishte shpallur në kërkim për një grabitje në qytetin e…
Policia e Lezhës ka arrestuar një 75-vjeçar shqiptar nga Kosova pasi refuzoi t'i nënshtrohej testit të alkoolit. Sipas policisë, i…