Monza bëri një nisje sezoni zhgënjyese në lidhje me atë çka pritej, nga ekipi debutues në Serie A, që bëri një super merkato.
Në fakt fitorja e parë këtë sezon për këtë ekip erdhi javën e kaluar pasi mposhti 1-0 Juventusin.
Së fundmi Monza ka deklaruar se ka ndërprerë kontratën me Andrea Ranocchian, i cili u transferua gjatë kësaj vere nga Interi.
Ish-kapiteni i Interi pësoi një dëmtim që në nisje të sezonit dhe praktikisht mbylli sezonin. Kjo ka detyruar Gallianin të ndërpresë kontratën me mbrojtësin.
“AC Monza njofton se Andrea Ranocchia dhe klubi kanë ndërprerë kontratën me konsensus. AC Monza falënderon lojtarin për këta muaj të kaluar së bashku dhe i uron atij më të mirën për të ardhmen“, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit italian./albeu.com
AC Monza comunica che Andrea Ranocchia e il Club hanno risolto consensualmente il contratto in data odierna.?
AC Monza ringrazia @23_Frog per questi mesi trascorsi insieme e gli augura il meglio per il futuro.?❤️ pic.twitter.com/YdEg4NGm9v
— AC Monza (@ACMonza) September 21, 2022