Klubi Kukësit dje ka nisur punimet për rinovimin e fushës së stadiumit.Veri-lindorët kanë bërë një njoftim zyrtar ne rrejtin social “Facebook” duke treguar pamje por edhe ndryshimet që do të realizohen.
Njoftimi :
“Sot ka nisur puna në stadiumin “Zeqir Ymeri” për shtrimin e tapetit. Proçesi i shtrimit do të përfundojë brenda pak ditëve, teksa më pas do të duhen të paktën 3 javë për të zhvilluar ndeshjen e parë në stadiumin e ri.
Ndryshe nga stadimui i vjetër, fusha do të jetë me bar natyral ndërkohë që do të ketë edhe impiant ndriçimi dhe për herë të parë, ndeshjet në stadiumin e ri mund të luhen edhe natën.
Krahas stadiumit,drejt përfundimit është edhe fusha stërvitore, e cila do t’I vijë në ndihmë ekipit për stërvitje por edhe skuadrave të moshave.”/albeu.com