Egnatia stërvitet intensivisht për duelin me Kukësin, dy rikthime “kërcënojnë” verilindorët

Egnatia do të luajë ndaj Kukësit në transfertë në kuadër të javës së 20-të të Superiores. Një duel mjaft i rëndësishëm për kryesuesit që do të synojnë një tjetër 3 pikësh për të mbajtur larg ndjekësit.

Skuadra vazhdon përgatitjet për këtë takim, me Edlir Tetovën që ka të plotë grupin e lojtarëve. Lajm i mirë për rrogozhinasit janë rikthimi i Renato Malotës, i cili ka kaluar gjendjen gripale. Gjithashtu do të jetë i gatshëm edhe Albano Aleksi që vjen pas një dëmtimi.

Kujtojmë se Egnatia do të zbresë në fushë ditën e premte në orën 13:300. Në 19-të javë kampionat rrogozhinasit kanë grumbulluar 40 pikë dhe mbajnë vendin e parë me 5 pikë më shumë se Partizani. /newsport.al/


Shtuar 16.01.2024 19:31

Tags: ,