Egnatia prezanton një lituanez, Jouzas Lubas: Faleminderit për pritjen e ngrohtë

Egnatia ka bërë një tjetër afrim në skuadër në këtë merkato dimri. Rrogozhinasit kanë prezantuar ditën e sotme Jouzas Lubas.

Sulmuesi është prezantuar nga presidenti i klubit, Agim Demrozi. Palët kanë firmosur një kontratë për 2 vite e gjysmë, me lojtarin që ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i Egnatias.

“Welcome Jouzas Lubas.

– Njoftim !

Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me Jouzas Lubas, i cili do të jetë pjesë e klubit tonë për 2.5 vite.

Lubas është pritur paraditen e sotme në ambjentet e stadiumit “Arena Egnatia” nga Presidenti Agim Demrozi ku kanë firmosur zyrtarisht kontratën para mediave”, ka shkruar klubi.

“Unë jam shumë i kënaqur për këtë aventurë. Falenderoj presidentin për pritjen e ngrohtë dhe shpresoj që të ndihmoj skuadrën në arritjen e objektivave”, ka theksuar Lubas, sulmuesi më i ri i rrogozhinasve. /newsport.al/


Shtuar 20.01.2024 16:00