Siç dihet tashmë merkatoja e janarit është mbyllur, por kjo nuk ndalon klubet të bëjnë ende afrime për pjesën tjetër të sezonit, saktësisht lojtarë që janë të lirë në treg. Egnatia nuk ka ndërmend të ndalet, me rrogozhinasit që po punojnë për të përforcuar sërish sulmin.
Drejtuesit kërkojnë një tjetër sulmues për ta vënë nën urdhrat e Edlir Tetovë në mënyrë që skuadra të ketë të garantuar golat. Sipas shtypit të shkruar një lojtar çek pritet të kalojë në Rrogozhinë.
Emri i tij për momentin ende nuk bëhet i ditur, por sulmuesi pritet të mbërrijë te Egnatia gjatë ditëve në vijim. Me konkretizimin e kësaj tentative, Tetovës do t’i shtoheshin alternativat për pjesën e mbetur të sezonit. /newsport.al/