Shorti i Conference League u hodh sot në Monako, duke nisur në orën 13:00, ndërsa mes skuadrave të përfshira në grupet e këtij kompeticioni ishte edhe Egnatia, e drejtuar nga Nevil Dede.
Të lidhura
None found
Për ekipin rrogozhinas, kjo përfaqëson një arritje historike, pasi është hera e parë që siguron pjesëmarrjen në grupet e një kompeticioni europian.
Egnatia u përfshi në vazon e 6-të. Kampionët e Shqipërisë do të përballen në grupe me Braga, Midtjylland, Lincol Red Imps, U.Craiova dhe Aarhus.
