Egnatia regjistroi një tjetër rezultat të rëndësishëm në fazën e grupeve të Conference League, duke barazuar 1–1 me Aarhusin në Danimarkë. Kampionët shqiptarë patën mundësinë të synonin më shumë në këtë përballje, pasi kundërshtari mbeti me një lojtar më pak që në minutën e 3-të.
Pavarësisht pikës së marrë në stadiumin “Cepheus Park”, mbrojtësi i Egnatias, Eljon Sota, shprehu keqardhje për faktin që skuadra nuk arriti të merrte fitoren, duke vlerësuar se me më shumë kujdes mund të ishte kthyer në shtëpi me 3 pikë.
None found
“Po ta kishim diskutuar këtë rezultat para fillimit të takimit, do ta pranonim me kënaqësi, pasi luanim në transfertë ndaj një kundërshtari shumë të fortë, që vitin e kaluar u shpall kampion i Danimarkës. Është e njohur që kampionati danez ka një nivel mjaft të lartë.
Megjithatë, mënyra se si u zhvillua ndeshja na la disi të zhgënjyer. E vura re te shokët e skuadrës, por edhe te vetja, që prisnim më shumë. Ky është futbolli dhe jo çdo situatë mund të parashikohet.
Kishte raste kur mund të reagonim më mirë, sidomos në aksionin e golit që pësuam, por edhe në disa momente të tjera. Në fund, ky është futbolli. Mbi të gjitha, shpresoj që t’i kemi bërë tifozët tanë krenarë.
Mbështetjen e tyre e kemi ndier gjatë gjithë kohës. Edhe pse Rrogozhina është një qytet i vogël, tifozët nuk na kanë munguar në asnjë ndeshje, pavarësisht kundërshtarit. Ne luajmë edhe për ta, sepse ata janë mbështetja jonë kryesore”, deklaroi Sota.
Ish-lojtari i kombëtares gjermane, Mesut Ozil, ka kritikuar FIFA-n për trajtimin e ndryshëm që i ka bërë Rusisë dhe Izraelit.Ozil…
Një i sapodiplomuar në Mjekësi të Përgjithshme, ka shprehur mbështetjen e tij për protestën. Ai kritikoi qëndrimin e mazhorancës dhe…
Në një deklaratë për mediat, një mjek në mbështetje të studentëve, u shpreh se brezi i tij duhet t’u kërkojë…
Studenti i Mjekësisë, Jon Sinoimeri reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka publikuar fotografinë…
Gjykata e Apelit ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj Gani…
Të mërkurën, kryetari Bedri Hamza ka njoftuar kryesinë e PDK-së për dorëheqjen e tij të parevokueshme nga udhëheqja e partisë.…