Sot ka përfunduar me sukses gara ndërkombëtare “European Defense Tech Hackathon”, pas tri ditësh me aktivitete intensive.
Kjo ngjarje u organizua për herë të parë në Kosovë, nën kujdesin e Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe European Defense Tech Hub (EDTH).
None found
Në ceremoninë e mbylljes, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shprehu mirënjohjen për të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe organizatorët për përkushtimin e treguar gjatë garës.
Në një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook, Maqedonci theksoi se për të çdo ekip që mori pjesë ishte fitues. Ai shtoi se ishte kënaqësi të shihte nga afër idetë dhe zgjidhjet e prezantuara, si dhe potencialin e të rinjve për të dhënë kontribut në avancimin e teknologjisë në sektorin e mbrojtjes.
Në përfundim të garës, u shpërndanë edhe çmimet për tri ekipet më të mira.
Qëllimi i “European Defense Tech Hackathon” është të lidhë teknologët, institucionet publike, investitorët dhe operatorët në fushën e teknologjisë me përdorim të dyfishtë dhe asaj të mbrojtjes, duke kapërcyer hendekun mes tyre.
Goditja e Ernest Muçit nga distancaKa nisur pjesa e dytë e ndeshjes Trabzonspor – Eyupspor, e “gozhduar” me shifrat 1…
Gjermania po përshpejton modernizimin e ushtrisë dhe po përgatitet për skenarët e luftës së së ardhmes. [...]Read More...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit të krijuar në Maqedoninë e Veriut pas deklaratave të tij për përfshirjen e…
Xhudistët e rinj të Kosovës Kupën Evropiane për kadetë, kanë arritur të sigurojnë tri medalje tw bronzta në garën që…
Liria e Prizrenit po zhvillon një paraqitje fantastike ndaj KF Rilindjes 1974.Skuadra e Ismet Munishit është në epërsi prej 2-0,…
Policia e Tiranës ka vendosur 338 gjoba, nga momenti i hyrjes në fuqi të Aktit Normativ që parashikon masa ndëshkuese…