Pak ditë më parë, “Newsport” raportoi ekskluzivisht se Andrey Yago do të transferohej te Egnatia, menjëherë pas ndarjes së tij me polemika nga Vllaznia.
Këtë të sotme, konfirmimi ka ardhur në mënyrë “të pavullnetshme” nga përgatitësi atletik i rrogozhinasve, Aurel Locaj, i cili e ka nxjerrë Yagon me fanellën e Egnatias gjatë stërvitjes.
Të lidhura
None found
Edhe pse fundi i aventurës së tij te skuadra shkodrane u shoqërua me përplasje me trajnerin Edi Martini në mbyllje të sezonit të kaluar, mesfushori brazilian zhvilloi paraqitje të mira me Vllazninë dhe ishte një titullar i padiskutueshëm.
Pas këtij afrimi, trajneri Nevil Dede pritet të ketë më shumë dilema sa i takon formacionit startues te Egnatia.
