Egnatia harron humbjen në Shkodër, mund bindshëm Bylisin

Egnatia ka arritur të sigurojë tri pikë përballë Bylisit në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë.

Ekipi vendas ka bindur edhe me lojë duke dominuar për minuta të tëra ndeshjen, të cilën mund ta kishte mbyllur në shifra edhe më të thella.

Të lidhura

None found

Serinë e gola e hapi Ahmetaj (31’), i cili shënoi nga distanca duke i dhënë avantazhin kampionëve në fuqi. Vetëm gjashtë minuta më vonë të besuarit e Tetovës gjetën rrjetën e sigurisë me Xhemajlin.

Në pjesën e dytë ekipi kampion i Shqipërisë nuk hoqi dorë nga loja sulmuese duke marrë përsipër kontrollin e topit. Për rrjedhojë edhe edhe dy gola të tjerë. Në të 57′ Alesandro Ahmetaj shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Egnatian. Ndërsa në të 69′ Ndreca shënoi golin e katërt “në bashkëpunim” me portierin Hasanbelli.


Shtuar 15.09.2024 19:41