Youba Drame është lojtari më i ri i Egnatias. Sulmuesi francez ka nënshkruar për 2 vite e gjysmë, ndërsa do të mbajë mbi supe fanellën me numrin 7.
Kështu rrogozhinasit e kanë bekuar me numrin që mbante Dwamena, duke e menduar atë si pasardhës. Youba Drame është vendosur nën urdhërat e Edlir Tetovës. 26-vjeçari francez pritet ta nisë nga stoli ndeshjen e ardhshme me Vllazninë.
Njoftimi i Egnatias:
“Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë me sulmuesin Youba Drame për 2.5 vitet e ardhshme.
Drame me një cv të pasur pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë dhe një alternativë më shumë në formacion e trajnerit Edlir Tetova.” /newsport.al/