Federata Egjiptiane e Futbollit ka depozituar zyrtarisht në FIFA një ankesë lidhur me gjykimin e sfidës së 1/8-ave të Kupës së Botës, takim që Argjentina e fitoi me përmbysje 3-2.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare të njohura, si RMC Sport dhe TyC Sports, pala egjiptiane është e bindur se është dëmtuar seriozisht dhe po kërkon nisjen e menjëhershme të një hetimi, bashkë me ndëshkime të ashpra për trupën e arbitrimit.
None found
Në qendër të kritikave të tyre ndodhet arbitri francez François Letexier, për të cilin Egjipti, së bashku me ndihmësit e tij, po kërkon pezullim deri në përfundim të turneut.
Në dokumentin e ankesës, egjiptianët përmendin dy vendime kyçe, që sipas tyre ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin final dhe çuan në eliminimin e tyre nga kompeticioni.
I pari lidhet me golin e shënuar nga Mostafa Ziko në minutën e 58-të për rezultatin 2-0 ndaj Argjentinës. Ky realizim u anulua pasi gjyqtari vlerësoi se Marëan Attia kishte bërë faull në nisje të aksionit, ndërsa Egjipti këmbëngul se vendimi ishte krejtësisht i pabazuar.
Rasti i dytë ka të bëjë me penalltinë e padhënë ndaj Mohamed Salahut në aksionin që parapriu golin e tretë vendimtar të Argjentinës, të realizuar nga Enzo Fernandez. Sipas pretendimeve të egjiptianëve, Salahu u pengua me faull, por VAR-i nuk ndërhyri dhe madje nuk e shqyrtoi fare episodin.
Kjo përballje nxiti menjëherë debat të madh në opinionin futbollistik. Në një kohë kur Argjentina feston kualifikimin pas një ndeshjeje dramatike, FIFA tashmë përballet me presionin zyrtar që vjen nga Kajro, por edhe me reagime nga pjesë të tjera të botës së futbollit.
Tani mbetet të shihet nëse Letexier dhe asistentët e tij do të përballen me pasoja, apo nëse FIFA do të vendosë sërish të mbrojë arbitrat e saj.
Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…
Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…
Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…
Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…
Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…