Categories: sport

Trajneri i Egjiptit ngre pretendime të forta pas daljes nga Botërori përballë Argjentinës

Pas eliminimit dramatik ndaj Argjentinës, përzgjedhësi i Egjiptit, Hossam Hassan, doli me deklarata të ashpra, duke bërë të ditur se nuk do të ndjekë më asnjë takim të Kampionatit Botëror 2026.

Të lidhura

None found

Egjipti u mposht 3-2 në një ndeshje ku kishte avantazhin prej dy golash, por e humbi atë dhe u ndal në fazën e 1/16 së finales. Pas sfidës, Hassan tha se pjesën e mbetur të turneut do ta bojkotojë, si reagim ndaj asaj që ai e përshkroi si padrejtësi ndaj ekipit të tij.

“Kjo është mënyra ime për të ngritur zërin dhe për të mbrojtur atë që besoj. Nuk do të shikoj asnjë ndeshje tjetër të këtij turneu”, deklaroi trajneri egjiptian.

Ai hodhi dyshime edhe mbi drejtësinë e arbitrimit, duke lënë të nënkuptohet se skuadra e Egjiptit nuk ishte trajtuar në mënyrë të barabartë.

“Pse nuk ka drejtësi në sport? Në futboll? Nuk dua ta zbukuroj këtë me fjalë të bukura. Sot jemi trajtuar padrejtësisht. Kemi pësuar një padrejtësi”.

Përzgjedhësi i Egjiptit shkoi edhe më larg në akuzat e tij, teksa sugjeroi se në rezultatin përfundimtar kishin ndikuar faktorë “të brendshëm” dhe “të jashtëm”.

Hassan bëri të ditur gjithashtu se Federata Egjiptiane e Futbollit kishte kundërshtuar emërimin e arbitrit francez Francois Letexier për këtë përballje, madje përpara se ndeshja të luhej.

Në këtë takim, Egjipti kryesonte 2-0 ndaj kampionëve në fuqi të botës, por Argjentina realizoi një përmbysje spektakolare, fitoi 3-2 dhe siguroi kalimin në çerekfinale të Botërorit.

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

5 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

19 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

22 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

49 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago