Efekti Ronaldo, sa fansa i janë shtuar Al Nasr pas ardhjes së portugezit

Ronaldo është ndoshta sportisti më i pëlqyer në histori, është idhulli i shumë futbollistëve dhe ndikimi i tij është përhapur kudo.

Ajo që ndjek Ronaldon është masa e fansave të tij besnikë. Pra, që nga nënshkrimi i tij, profili zyrtar në Instagram i klubit të ri të Ronaldos ka fituar pesë milionë ndjekës të rinj. Para ardhjes së Ronaldos, Al Nasr ndiqej nga 884 mijë tifozë dhe tashmë kjo shifër është në 5.8 milionë, vetëm dy ditë pas zyrtarizimit të bashkëpunimit.

Al Nasr: Para dhe pas ardhjes së Ronaldos

Në Riad, raporton Anadolia, ka një nxitim të vërtetë për fanellat e Ronaldos. Portugezi do të mbajë numrin 7 në klubin e tij të ri. /G.D albeu.com/

Freni e tifozëve për fanellat e Ronaldos


Shtuar 2.01.2023 13:22