Edon Zhegrova shpallet lojtar i muajit tek Lille

Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, është zgjedhur lojtar i muaj tek Lille.

Zhegrova u votua më së shumti nga tifozët e klubit francez pas paraqitjeve që i pati në muajin dhjetor.

Ai e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka falënderuar tifozët që e votuan dhe që po i japin motiv dhe që po e shtyjnë përpara.

“I falënderoj krejt tifozët që më votuan për lojtarin e muajit”, shkroi Zhegrova në Instastory.

24-vjeçari, këtë edicion i ka realizuar gjashtë gola dhe i ka bërë shtatë asistime në të gjitha garat në këtë edicion. /klankosova/


Shtuar 9.01.2024 17:12