Edon Zhegrova asiston te Lille, por eliminohet nga Kupa e Francës

Lyon e ka mposhtur Lillen me rezultat 2-1 në 1/8 e Kupës së Francës, në një ndeshje ku u paraqit edhe Edon Zhegrova.

Anësori ynë e nisi ndeshjen nga minuta e parë, për të luajtur në total 71 minuta.

Gift Orban dhe Ryan Cherki shënuan fillimisht për Lyonin, duke marr epërsi komode.

Por Alexsandro shënoi për 2-1 pas një asistimi nga Edon Zhegrovës.

Për këtë paraqitje, Zhegrova u vlerësua me notën 6.9 nga Sofa Score. /Telegrafi/


Shtuar 7.02.2024 21:28