Edhe pse me paraqitje të luhatshme, Milani vendos të kompletojë transferimin e Meite

Milan do aktivizojë opsionin e blerjes së Soualiho Meite për 8 milionë euro.

“Rossonerët” nënshkruan me francezin që e morën huazim nga Torino gjatë janarit me opsion blerje.

Milan pagoi 500 mijë euro për ta huazuar dhe sipas Gazzetta dello Sport, “Rossonerët” kanë vendosur të aktivizojnë opsionin e blerjes për 8 milionë euro gjatë verës.

Meite ka zhvilluar 14 ndeshje në Seria A me Torinon, kurse 11 paraqitje për Milan gjatë këtij edicioni në Seria A.

Mesfushori ka realizuar tri gola në 94 ndeshej për Torinon, por ende nuk e ka gjetur rrugën drejt golit me Milanin në 16 ndeshje në të gjitha garat.

Shtuar 13.04.2021 01:04