Eden Hazard është ribashkuar me ‘djalin e topave’ që belgu e kishte goditur në një ndeshje gjysmëfinaleje të Carabao Cup – 11 vjet më parë.
Legjenda e Chelseat pozoi me Charlie Morgan, i cili tani drejton kompaninë e tij të vodkës, dhe i dha atij një mesazh të ëmbël teksa ndihmoi në promovimin e markës.
Belgu shkroi në rrjetet sociale: “Një gjë e bukur në lidhje me pensionin është se mund të takosh miq të vjetër”.
“Ju keni bërë një rrugë të gjatë në 11 vjet miku im”, ka shkruar Hazard duke etiketuar edhe emrin e Charliet.
Gjatë rrugës në vitin 2013, Chelsea u përball me Sëansean në gjysmëfinalen e Carabao Cup ku ndodhi edhe një moment i çuditshëm në ndeshjen e dytë.
Sëansea ishte duke udhëhequr 2-0 nga ndeshja e parë dhe topi e gjeti rrugën e Morgan, i cili ishte një “djalë topash” në Liberty Stadium.
Vetëm 17 vjeç në atë kohë, Morgan e mbajti topin duke mos ia dhënë belgut kur kishin mbetur dhjetë minuta nga koha normale.
Në një përpjekje të dëshpëruar për t’i hequr topin dhe për të rifilluar lojën, Hazard e goditi adoleshentin, i cili më pas u rrotullua duke shtrënguar brinjët e tij.
Hazard u përjashtua për veprimin e tij dhe u dënua me tre ndeshje moslojë, ndërsa Swansea vazhdoi në ndeshjen e Kupës së Ligës deri në finalen e Wembley dhe fitoi garën.
Tani 11 vjet pas atij incidenti, të dy duket se janë pajtuar dhe janë ribashkuar në një moment prekës.
Morgan që atëherë ka hapur kompaninë e tij të vodkës dhe është bërë një multi-milioner.
Së fundmi u raportua se kompania e tij kishte vlerë prej 60 milionë euro, duke e bërë atë një nga njerëzit më të rinj nën moshën 30 vjeç që ka arritur statusin e milionerit.
Të riut iu dha një mundësi financiare nga babai i tij, Martin Morgan, i cili është drejtor në Swansea dhe pronar i “Morgan’s Hotels”.
Pija e tij, AU Vodka pëlqehet nga disa prej të famshmëve më të mëdhenj sportivë në botë, duke përfshirë Ronaldinho dhe Floyd Mayëeather Jr. /Telegrafi/
View this post on Instagram