PSG ka arritur marrëveshje me portierin e AC Milanit, Gianluigi Donnarumma.
Gazetari i njohur Duncan Castles, ka zbuluar se gjiganti francez do ta bëjë italianin transferimin e parë në verë.
Pasi dështoi të arrijë marrëveshje për rinovim me Milanin, Donnarumma tani është në kërkim të një sfidë të re.
Sipas Castles, e ardhmja e Donnarummas është vendosur dhe do t’i bashkohet gjigantit francez.
Që nga debutimi në futbollin profesional në vitin 2015, portieri ka shënuar në 251 gola duke mbajtur 88 herë portën e paprekur.
Ndërkohë, Donnarumma vazhdon të kërkohet edhe nga Juventus dhe Barcelona.